![Plagosi dhëndrin me thikë, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest në burg’ për vjehrrin](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/plagosi-dhendrin-me-thike-gjykata-e-durresit-cakton-arrest-ne-burg-per-vjehrrin_6687d01254489.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Plagosi dhëndrin me thikë, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest në burg’ për vjehrrin
👁7770
Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditë për vjehrrin që plagosi dhëndrin tri ditë më parë në qytetin e Kavajës, ndërsa caktoi “arrest në burg” pa afat për të plagosurin. Gjykata mori parasysh rrethanat e ngjarjes dhe faktin që i plagosuri i akuzuar për “dhunë në familje” dhe “moskallëzim krimi” është përsëritës i veprës “dhunë në familje”.
Për dhunë në familje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të ftohta akuzohet dhe 64-vjeçari i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe me lot në sy para gjyqtarit të seancës Rexhep Bekteshi.
Top Channel
Burimi