‘Përralla e trishtë’ e hidraulikut dhe punëtorit të ndërtimit që kujdeseshin për fermën e kanabisit, dy shqiptarët dënohen në Britani

‘Përralla e trishtë’ e hidraulikut dhe punëtorit të ndërtimit që kujdeseshin për fermën e kanabisit, dy shqiptarët dënohen në Britani

Dy shqiptarë u dëuan secili për dy vite e katër muaj nga Gjykata e Kurorës së Northampton në Britani të Madhe.

Shqiptarë, njëri hidraulik dhe tjetri një punëtor ndërtimi, shkuan ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe u kujdesën për një fermë të madhe droge për të shlyer borxhet e trafikantëve.
Fabrizio Zika dhe Elmaz Idriz u kapën kur policia bastisi shtëpinë në Headlands dhe gjeti kanabis me vlerë deri në 415,000 paund, sipas medias së huaj.

Shtetasit shqiptarë kishin para borxh ndaj bandave që i kishin futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe u thanë se do të pastronin borxhet e tyre duke u kujdesur për fermat e kanabisit.
Zika, 27 vjeç dhe Idriz, 38 vjeç, u gjetën në tavanin në pjesën e pasme të shtëpisë së madhe, gjysmë të shkëputur kur policia e bastisi atë pak para orës 9 të mëngjesit të 23 majit.
Gjatë kontrollit në tetë dhoma në pronën trekatëshe, ku jetonin dyshja, u gjet 488 bimë kanabisi, si dhe kabllo elektrike, llamba ngrohjeje dhe çarçafë.

Top Channel
Burimi