
Përfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Kurbin/ Mjete të shumta zjarrfikëse në vendngjarje, vihet në kontroll zjarri
👁1062
Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shullaz të Kurbinit.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara magazina është shkrumbuar totalisht ndërsa ende nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.
Mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat ishin në vendngjarje luftuan për shuarjen e flakëve të zjarrit. Rreth 50 forca zjarrfikëse ishin në terren, nga Lezha, Mirdita dhe Kamza.
Ndodhen disa banesa afër fabrikës që u rrezikuan nga flakët e shumta.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se është vënë nën kontroll zjarri që ra në këtë fabrikë këpucësh në Kurbin.
Top Channel
Burimi