
Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shkaktohen dëme të shumta materiale
👁454372
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur neutralizimi i flakëve. Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz.
Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.
Top Channel
Burimi