
“PD shkon si forcë fituese drejt 11 majit”, Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Lul Basha…
Kreu i PD-së Sali Berisha foli gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale për zgjedhjet e 11 majit.
Ai u shpreh se Lulzim Basha nuk ka njeri që mund ta mbështesë në zgjedhjet e këtij viti.
“Në procesin e bashkimit të PD, Partia Demokratike është treguar konsekuente në atë që ka shpallur.
Ne shpallëm bashkimin në diversitet, sepse nuk mund të mohohet që për shkak të zhvillimeve dramatike, brenda grupit të deputetëve të PD, dhe në anëtarësi në një shkallë më të vogël, u përvijuan qëndrime të ndryshme.
Bashkimi i deputetëve dhe grupit parlamentar ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores.
Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai (Lulzim Basha) njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat e PD, se mbështesni fitoren”, tha Berisha.
Top Channel
Burimi