Pas Osmanit, shefi i CIA-s takon sot kryeministrin Kurti në Kosovë
Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns vijon edhe sot vizitën e tij në Prishtinë, pasi vizitoi pak ditë më parë Sarajevën dhe Beogradin, me mision për të iu treguar vijat e kuqe faktorëve problematikë në rajon.
Ditën e enjte ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajetin, ndërsa sot ndodhet në zyrat e Kryeministrisë ku ka takuar edhe Albin Kurti.
Për takimit të ditës së djeshme asnjë nga palët nuk dha një deklaratë për media. Vizita e shefit të CIA në Kosovë vjen në kohën kur, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të jetë më i dëgjueshëm ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve për veprimet që ata i quajnë të njëanshme.
Vizita e Ëilliam Burns në rajon, posaçërisht në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi e Kosovës shihet edhe si përgjigje ndaj sfidave që paraqet ndikimi rus në këto tre vende me probabilitet të lartë përshkallëzimi.
Top Channel
Burimi