Oprah Winfrey i jep ‘lamtumirën’ 20 kilogramëve nga trupi i saj, moderatorja zbulon dietën!
Disa herë moderatorja e famshme, Oprah Winfrey, e ka vënë theksin tek mbipesha e saj por mesa duket ka gjetur zgjidhje.
Ajo ka arritur të humbasë plot 20 kilogramë. Prezantuesja e njohur ndër vite ka provuar dieta të ndryshme, por edhe pas rënies në peshë, kilogramët riktheheshin sërish. Megjithatë, ajo arriti të zgjidhë problemin e mbipeshës duke ndryshuar dietën e saj.
Për mëngjes, Oprah konsumon një sanduiç me vezë, avokado, proshutë ose domate me bukë, drithëra dhe çaj. Dreka përbëhet nga supa me domate dhe sallata me lakër të gjelbër ose makarona me karkaleca. Ajo gjithmonë konsumon disa perime me supë, shpesh edhe lakër të gjelbër. Makaronat i përgatit me pak vaj ulliri, kripë, piper, hudhër dhe tre lugë djathë të grirë.
Winfrey gjithmonë zgjedh peshk dhe perime për darkë. Gjithashtu, shpesh konsumon verë dhe kokteje të ndryshme. Veç ndryshimit të dietës, Oprah ka përfshirë në përditshmërinë e saj edhe aktivitetin fizik. Ajo shpesh ecën me shoqet e saja, gjë që e ndihmon gjithashtu të ruajë format. Oprah Winfrey është një prezantuese televizive, autore dhe miliardere amerikane që fiton 300 milionë dollarë në vit falë kompanive të saj të larmishme mediatike.
Oprah kishte një jetë të vështirë gjatë kohës që rritej. Ajo vuajti nga abuzimi, u rrit në varfëri dhe kishte aftësitë për të përmbysur situatën e saj të pambrojtur për t’u bërë një manjate amerikane. Sipas zonjës Winfrey, emri i saj aktual ishte Orpah, bazuar në një figurë biblike. Oprah Winfrey ka lindur në vitin 1954 në Misisipi. Ajo u transferua te gjyshja e saj në një moshë shumë të re. Familja e Oprah ishte në një pozitë shumë të cenueshme gjatë rritjes së saj.
Top Channel
Burimi