Njihuni me 4 lëngjet që ndihmojnë trupin të balancojë hormonet
Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave. Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet. Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja. Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.
Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme. Më poshtë keni recetat e katër lëngjeve të cilat falë vlerave që kanë ndihmojnë organizmin tuaj të luftojë çrregullimin hormonal në çdo moshë.
Plot Shije Në DimërPërbërësit20g spinaq2 lugë gjelle me arra1 dardhë1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë1 portokalle të qëruar dhe të prerë në feta50g akull
Lëngu i VerësPërbërësit150g ananasGjysmë limoni i qëruar dhe i prerë1 grusht me gjethe nenexhiku1 grusht me kale ose spinaq1 lugë gjelle me fara chia75 ml ujë50g akull
Lëngu i Ëmbël me Çokollatë30g shqeme1 lugë gjelle me kakao2 hurma arabe pa bërthamëGjysmë banane150 ml qumësht bajamesh150g akull
I Mbushur me Fruta Pylli Për FreskiPërbërësit1 lugë çaji me kakao1 banane60g luleshtrydhe, boronica, mjedra100 ml qumësht bajamesh apo arre kokosi50 g akullMë poshtë do të gjeni simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.
Shtimi në peshëÇrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.
Rënie të flokëveRënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.
Djersitja e tepërtNëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek. Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat. Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.
Lodhje dhe plogështiKur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë. Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.
Fytyrë me akneKujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë. Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal./AgroWeb
Top Channel
Burimi