![Ngjarje e rëndë në Kosovë! Rrufeja godet pesë persona të një familjeje, ndërron jetë 64-vjeçarja](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/ngjarje-e-rende-ne-kosove-rrufeja-godet-pese-persona-te-nje-familjeje-nderron-jete-64-vjecarja_66c4ac8c24bc8.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ngjarje e rëndë në Kosovë! Rrufeja godet pesë persona të një familjeje, ndërron jetë 64-vjeçarja
👁988
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku pesë persona të një familjeje janë goditura nga një rrufe.
Siç raporton zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, si pasojë e kësaj ngjarjeje ka ndërruar jetë një 64-vjeçare, e cila nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Ajo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa gjendja e katër personave të tjerë mësohet të jetë e stabilizuar.
Top Channel
Burimi