“Ngec” përpjekja për njohjen e Kosovës, Parlamenti i Spanjës nuk e mbështet iniciativën
Parlamenti i Spanjës hodhi poshtë këtë të enjte nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen Kosovës.
Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota, 25 pro dhe 27 abstenime. Propozimi u soll në foltore nga “Junts”, një parti separatiste katalanase.
Deputeti i Junts Eduard Pujol tha dy ditë më parë se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 aktualisht nuk njihet nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe administrata greke qipriote.
Vendet e BE-së në fjalë i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.
Serbia, një shpresë për BE, nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës dhe ende e quan Kosovën pjesë të territorit të saj.
Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës./ Anadolu Agency
Top Channel
Burimi