Nga Kosova drejt Durrësit/ Qyteti bregdetar i preferuar nga pushuesit shqiptarë në rajon
👁17102
Durrësi mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova.
Këtë fundjavë, temperaturat e larta dhe deti kanë tërhequr mijëra pushues, duke sjellë trafik të rënduar në rrugë dhe shumë gjallëri në plazhet e shumta përgjatë bregdetit të Adriatikut.
Pavarësisht liberalizimit të vizave dhe mundësisë së shtetasve nga Kosova për të lëvizur të lirë, shumë prej tyre i qëndrojnë besnik Durrësit që ofron mikpritje, shërbime cilësore dhe çmime të mira për të gjithë pushuesit.
Autoritetet lokale dhe subjektet e shumta kanë shtuar masat për të ofruar një sezon të pastër e të sigurt, shërbime shëndetësore, ushqim të mirë dhe aktivitete të shumta për të mirëpritur turistët e këtij sezoni.
Top Channel
Burimi