Nga helmimi i mbretit me një unazë tek intrigat e… Si u ngjit në krye të fronit Princi Bin Salman

Nga helmimi i mbretit me një unazë tek intrigat e… Si u ngjit në krye të fronit Princi Bin Salman

Në janar 2015, Abdullah, mbreti 90-vjeçar i Arabisë Saudite ndërroi jetë dhe gjysmë-vëllai i tij do të bëhej së shpejti mbret – ndërsa djali i tij i preferuar Mohammed bin Salman, përgatitej të merrte drejtimin ‘de facto’ të çështjeve të shtetit.

Princi asokohe vetëm 29 vjeçar kishte plane të mëdha për mbretërinë por trembej se komplotistët nga brenda familjes mbretërore do t’i vendonin shkopinj në rrota, prandaj një natë thirri kreun e sigurisë në pallatin mbretëror, i vendosur për të fituar besnikërinë e tij, sipas reportazhit e intervistave të rrjetit BBC.
Kreu i sigurisë Saad al-Jabri dhe princi lanë mënjanë celularët e tyre dhe nisën të diskutonin vetëm, pasi princi trembej nga përgjimet e spiunëve në pallat, aq sa hiqte dhe kabullin e telefonit tokësor nga priza.

Jabri thtoë se princi i foli për ‘zgjimin e mbretërisë nga gjumi’ që kishte në plan, për të zënë vendin që i takonte në skenën globale. Ai tha se do të shiste aksionet e kompanisë shtetërore të naftës Aramco, për të reduktuar varësinë e vendit nga energjia dhe do të investonte në teknologji. “A ke dëgjuar ndonjëherë për Aleksandrin e madh?” iu përgjigj princi kur Jabri se deri ku shkonin ambicjet e tij.
BBC shkruan se qeveria saudite nuk ka preferuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të këtij artikulli, që është pjesë e një dokumentari  me intervista të miqve e armiqve të princit, si dhe spiunëve e diplomatëve të vjetër perëndimorë të lidhur me Arabinë Saudite.
Saad al-Jabri ishte nga njerëzit më të latë të sigurisë saudite dhe mik me krerët e agjenturave si CIA e MI6. Qeveria saudite e quan tashmë Jabri ‘ish-zyrtar i diskredituar’, edhe pse ai mbetet disidenti më i mirë-informuar që ka folur për mënyrën e sundimit të princit saudit, në intervistën e detajuar.
Teksa babai i është shëndet të dobët, princi 38-vjeçar është drejtues ‘de facto’ i vendit, ku ka nisur të zbatojë projekte që sipas Saad al-Jabri – kanë sjellë zhvillim por dhe ankesa të shkeljes së të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë apo burgosje të aktivistëve të të drejtave të grave.
Agjencitë perëndimore të inteligjencës thonë se Princi është rritur në një pallat ku nuk kishte dënim për sjelljet e këqija, dhe kjo shpjegon zakonin e tij për të mos menduar për pasojat e vendimeve, sipas ish-kreut të sigurisë britanike  MI6 Sir John Sawers.
“Ai është i pamëshirshëm, nuk ka qejf që dikush t’i dalë kundër, dhe për të arritur këtë bën gjëra që asnjë lider i vendit nuk i ka bërë më parë”, thotë Sawers.
Ish-kreu i MI6 thotë se princi nisi ndërprerjen e fondeve për xhamitë e shkollat fetare jashtë vendit, prej shqetësimeve se po shtonin militantizmin xhihadist, që ishte një avantazh për perëndimin, shkruan BBC.
Nëna e tij Fahda, me origjinë nga fiset arabe beduinë, ishte e preferuara e katër grave të mbretit. Ndërsa sëmundja e zgjatur babait besohet se e ka lënduar princin. Teksa të dy komunikonin shpesh.
“Fillimisht princi shkruante në kompjuter linjat politike që i diktonte i ati,” kujton këshilltari britanik i sigurisë Lord Kim Darroch.
Madje princi mezi priste që i ati të bëhej mbret në 2014, aq sa raportohet se kishte sugjeruar të vriste mbretin– Abdullah, xhaxhain e tij – me një unazë të helmuar, shkruan BBC.
“Nuk e di nëse vetëm po shiste mend, apo e morën seriozisht,” thotë ish-kreu i sigurisë Jabri, i cili ka regjistruar një video për çështjen.
“Ai gjithashtu u ndalua nga gjykata pasi i shtrëngoi dorën mbretit për një kohë të gjatë, cka ngjalli dyshime”, shton zyrtari.
Mbreti raportohet se vdiq nga shkaqe natyrale, dhe kjo bëri që vëllai Salman, të merrte postin në 2015.
Dy muaj pas ardhjes në pushet, Princi nisi konfliktin e koalicionit në Jemenin fqinjë, kundër rebelëve  Huthi, të cilët i konsideronte si të lidhur me rivalin e Arabisë Saudite, Iranin.
Jabri akuzon gjithashtu princin për falsifikimin e firmës të atit në disa dekrete për trupat dhe pajisjet ushtarake të fushatës.
Ai thotë se princi ishte i vendosur të vijonte fushatën ushtarake madje duke shkuar dhe kundër këshillave të amerikanëve.
Ish-kreu i MI6, John Sawers gjithashtu thotë se është i bindur se ndërhyrja në Jemen nuk ishte një vendin i babait të princit, por ky i fundit ishte detyruar ta pranonte.
Një tjetër aspekt që ka tërhequr vëmendje është blerja nga princi në 2017 e pikturës më të shtrenjtë në botë të Jezus Krishtit, ‘Salvator Mundi’ për $450 milionë , besuar të jetë pikturuar nga Leonardo da Vinci.
Xhamal Kashogi
Ndërsa vrasja skandaloze e disidentit Jamal Khashoggi në konsullatën e Stambolit në 2018 shënoi një nga pikat më të ulëta të reputacionit të princit.
Megjithëse administrata e tij fillimisht mohoi komplotin, në 2019 princi tha se merrte përgjegjësinë për ngjarjen që kishte ndodhur nga zyrtarët e tij.
Raporte të inteligjencës së SHBA në 2021 sugjeronin se ai ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Khashoggi.
Sir John Sawers thotë se vrasja ishte një ‘pikë kthese’ në karrierën e princit, pasi sipas tij “ai ka marrë disa mësime, edhe pse nga karakteri mbetet i njëjtë”./BBC/

Blerja nga princi në 2017 e pikturës më të shtrenjtë në botë të Jezus Krishtit, ‘Salvator Mundi’ për $450 milionë

Top Channel
Burimi