Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin

Nesër përballja Kurti-Vuçiç, BE njofton axhendën! Skepticizëm për rezultatin

Bashkimi Europian dha detaje nga axhenda e takimit të nivelit të lartë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të zhvillojnë të mërkurën në Bruksel.

Sipas njoftimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe ndërmjetësi i dialogut do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me të dy liderët, e më pas do të ketë një përballje tre palëshe. Gjatë këtyre takimeve, do të analizohet ajo çfarë është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pohoi megjithatë për mediat në Prishtinë se nuk pret që këto takime të prodhojnë rezultate të qënësishme4, e kjo, për shkak të atyre që i përshkroi si sjellje destruktive të Serbisë. Kurti dhe Vuçiç do të përballen në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes bazë, në një takim të parë që prej dhjetë muajsh. Takimi pason akuzat e ndërsjella për shkelje të marrëveshjeve.

Konjufca ka përjashtuar mundësinë që në rend të ditës të jetë çështja e Asociacionit. Takimi Kurti-Vuçiç vjen pas vizitës së emisarit Lajçak në Kosovë dhe Serbi, pas së cilës kërkoi nga palët zbatimin e marrëveshjes. Ai i tha Kosovës që ta themelojë Asociacionin. Lajçak ka paralajmëruar të dyja palët se ndarja e fondeve nga plani i rritjes i BE-së do të varët nga rezultatet që do të tregojnë Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut. Kosova rrezikon të humbasë rreth 900 milionë euro fonde nga Bashkimi Europian nëse nuk tregohet konstruktive në zbatimin e marrëveshjes, e sidomos dërgimin e draft-statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel
Burimi