Ndryshon versioni i ngjarjes në Korçë, policia jep detajet: 49-vjeçarja dyshohet se u lye me lëndë djegëse dhe më pas u hodh nga ballkoni
👁15035
Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.
Fillimisht u raportua, se gruaja ra nga kati i katërt, në tentativë për të shpëtuar, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Por me reagimin e policisë, version i ngjarjes është krejt tjetër.
Sipas policisë, sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Si pasojë ajo ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Top Channel
Burimi