Ndërtoi pa leje ndërtesën njëkatëshe në vijën bregdetare të Radhimës. Nisin hetimet për 51-vjeçaren, IKMT shemb objektin
Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.
Ndërtoi pa leje, një objekt njëkatësh, në tokë publike, në vijën bregdetare të Radhimës, procedohet penalisht 51-vjeçarja.
Administratorët e subjektit bar-restorant janë proceduar penalisht më parë, për vijimin e punimeve të paligjshme.
Shembet nga IKMT, objekti njëkatësh i ndërtuar pa leje (bar-restorant).
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.
Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Operacioni policor “Coastline” dhe “Plazhi i lirë”, do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.
Top Channel
Burimi