Mos i komplikoni gjërat, ju duhet vetëm një përbërës për të shkrirë në pak minuta mishin

Mos i komplikoni gjërat, ju duhet vetëm një përbërës për të shkrirë në pak minuta mishin

Keni bërë gati gjithçka për pjatën tuaj të preferuar dhe keni harruar të nxirrni mishin nga ngrirja?

Ka shumë mënyra se si mund të shkrini mishin e ngrirë, por njëra garanton se do ta bëni në kohën më të shkurtër të mundshme. Ky truk është shumë më i shëndetshëm se shkrirja e mishit në mikrovalë, të cilës i drejtohen shumë njerëz.
Ajo që duhet të bëni është të tretni një lugë sheqer të zakonshëm në ujë të ngrohtë, pak mbi temperaturën e dhomës (rreth 40-45 gradë C) dhe të vendosni në të copën e mishit që dëshironi të shkrini. Do të shkrihet në 10 minuta. Është shumë e rëndësishme që paraprakisht ta nxirrni mishin nga qesja ose çfarëdo që e keni mbajtur.

Ndërkaq, shkencëtarët në Universitetin e Osakas, në Japoni, po përdorin printera tre dimensionalë për të krijuar atë që shpresojnë se do të shërbejë si një alternativë për biftekun e famshëm wagyu.
“Nëse do të jemi në gjendje të prodhojmë shumë mish nga vetëm disa qeliza, ekziston mundësia që të jemi në gjendje t’i përgjigjemi mungesës së ushqimit dhe proteinave në të ardhmen”, thotë Michiya Matsusaki, profesor në Universitetin e Osakas.
Mishi i prodhuar në laborator deri më tani ka qenë në copëza të vogla, por studiuesit synojnë tashmë, të replikojnë strukturën e veçantë të mishit wagyu, që e dallon nga llojet e tjera të mishit të viçit.

Top Channel
Burimi