Moderatorja e njohur infektohet me COVID: Kam dy javë e izoluar në shtëpi, e pamundur të mbushesh me frymë

Moderatorja e njohur infektohet me COVID: Kam dy javë e izoluar në shtëpi, e pamundur të mbushesh me frymë

Moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta ka treguar për ndjekësit e saj se ka ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë për shkak të problemeve të shumta shëndetësore.

Ajo zbuloi për ndjekësit me një postim se është infektuar me COVID-19.
Klea theksoi gjithashtu se është në gjendje të tmerrshme dhe se ka provuar gjithçka që të përmirësohej.

 “Më duhet të pranoj që këto tre muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo merkuri në retrogradë po të gjithë planetët u përmbysën.
Nuk gjeta rehati sikur një javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura. Mes i thyer. Gjunjë të vrarë. Trup e shpirt e sakatuar.
Streptococ. Dhe tani qershia mbi tortë. Covid. Kam dy javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit.
Dhimbja e kokës. E tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushësh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik më shiringë dhe prapë asgjë.
E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”, ka shkruar ajo.

Top Channel
Burimi