Modelja aristokrate Mary Charteris refuzon kritikat për peshën dhe këshillat për ‘agjërimet 24-orëshe’ (fotot)
Lady Mary Charteris, e cila më parë nxiste mbëstetësit e saj në rrjetet sociale të kryenin agjërime 24- orëshe herë pas here, ka reaguar ndaj atyre që kritikojnë peshën e saj të dobët dhe stilet e saj te ruajtjes së mirëqenies.
37 vjecarja modele dhe DJ, thotë se që kur është bërë nënë e bijës së saj dy-vjeçare, nuk i trembet më kritikave.
“Ata më thonë se jam e dobët e se duhet të ushqehem, por fjalët tuaja nuk më prekin”, përgjigjej bija e aristokratit Earl of Wemyss, e martuar me muzikatin rock Robbie Furze.
Lady Mary Charteris njihet për stilet e saj muzikore dhe si ‘DJ’ e shoqërisë së lartë, ndërsa thotë se lindja e bijës së saj Wilde, i ka dhënë forcën ‘për t’u ndjerë rehat në lëkurën e saj’.
Me herët kur ishte disi më e shëndetshme, modelja postonte në rrjet imazhet e shtatzanisë duke sugjeruar se ushqimi i tepruar nuk është i nevojshëm për një shëndet të mirë, shkruan rrjeti Daily Mail.
“Unë kam rritur këtë fëmijë brenda meje, trupi im është i fortë edhe pse nuk është i trashë, kështu që jam e mbrojtur nga njerëzit që thonë gjëra negative për pamjen time”, thotë pinjollja e familjes së pasur britanike.
Lady Mary Charteris, e cila më parë nxiste mbështetësit e saj në rrjetet sociale të kryenin agjërime 24- orëshe herë pas here
Top Channel
Burimi