Mjekët paralajmërojnë, qëndrimi për një kohë të gjatë në tualet po ju rrezikon…
Ekspertët shëndetësorë kanë dhënë një paralajmërim se pse nuk duhet të shpenzoni shumë kohë në tualet.
Shumë njerëz qëndrojnë gjatë në tualet, duke qenë se qëndrojnë me telefonat e tyre.
Një mjek në TikTok i njohur si Joseph Salhab, thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë dhe sforcimi i tepërt mund të rrisë shanset për zhvillimin e diçkaje shumë të dhimbshme. Ai shpjegon: Sforcimi dhe qëndrimi i gjatë, kur përdorni banjën ju vë në rrezik për zhvillimin e hemorroideve, të cilat mund të jenë të dhimbshme dhe t’ju shkaktojnë gjakderdhje.
Për fat të mirë, ai tha se ka disa gjëra që ne mund të bëjmë për ta shmangur këtë, për shembull mund ta lini telefonin tuaj kur hyni në tualet. Gjithashtu për shëndet të mirë, rritni sasinë e fibrave në dietën tuaj, pasi disa fruta punojnë për të stimuluar lëvizjet e zorrëve. Këtu përfshihen frutat si kivi, molla dhe dardha. Pirja e ujit është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe çdo sasi ndihmon kur bëhet fjalë për t’u siguruar që mund të shkoni rregullisht në tualet.
Top Channel
Burimi