Megaoperacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve
Banesat e dy ish-prokurorëve po kontrollohen në kuadër të megaoperacionit të SPAK në Elbasan.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha ata janë E.T. dhe M.B.
Një hetim i SPAK që ka sërish si referim bisedat në Sky ECC dhe Enchro është finalizuar me vendime për kontroll banesash ndaj 13 shtetasve midis tyre ish gjyqtarë, ish prokurorë por edhe në banesat e të afërmve të të shumë kërkuarit Suel Çela.
Ky hetim ka sjellë masën e arrestit ndaj pajtime Fetahut, ndaj të cilës në gusht ishte firmosur një tjetër masë ndalimi ajo e arrestit shtëpiak mbasi dilte në dosjen “Çopja”.
Po ashtu masë sigurie arrest shtëpie është vendosur edhe ndaj avokates Blerina Beqiri e cila ka mbrojtur interesat e disa personave të dyshuar si pjesë e grupit të Suel Çelës.
Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesat e ish gjyqtarëve Zihni SHahu dhe TAULANT Tafa dhe në shtëpitë e dy ish prokurorëve të shkarkuar nga Vetting.
Që të gjithë gjyqtarë e prokurorë në qytetin e Elbasanit. Besohet se në bisedat në SKY Ecc përmenden se si një gjyqtar që citohet si ‘nuk dëgjon Tomi” më pas e kanë larguar nga trupa gjyqësore që vendimi të zbutej ashtu siç e kërkonte grupi. Gjatë kontrolleve në banesën dhe në pasuritë e të shumë kërkuarit Çela nuk janë gjetur sende të ndaluara dhe as i shumë kërkuari.
Top Channel
Burimi