Mediat, kritika qeverisë në Kosovë! Miratohet ligji i kontestuar, asociacioni i gazetarëve dhe ndërkombëtarët kundër

Mediat, kritika qeverisë në Kosovë! Miratohet ligji i kontestuar, asociacioni i gazetarëve dhe ndërkombëtarët kundër

Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë të enjte ligjin e shumë kontestuar për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Projektligji nuk është në përputhje të plotë me ligjet e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, në mungesë të opozitës dhe me 61 deputetë prezentë në seancë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje arriti ta kalojë projektligjin me 59 vota pro dhe dy abstenime.

“Kemi marrë shumë komente, si nga organizatat vendore, shoqëria civile dhe OSBE, BE dhe Këshilli i Evropës. I kemi analizuar të gjitha ato komente me seriozitet dhe janë 93 amendamente që e ndryshojnë edhe në përbërje këtë ligj”, tha Valon Ramadani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosja.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar si goditje ndaj lirisë së medies dhe tentim për disiplinim e kontroll të tyre, miratimin e projektligjit.
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre”, thuhet nga AGK.
Ndryshimet përmbajtjesore në Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave i kanë kundërshtuar edhe akterët ndërkombëtar.
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, kishte konsideruar se ky ligj përmban dispozita problematike për dezinformim dhe përmbajtje të dëmshme.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente