Më shumë 10-ta se në Gjuhë dhe Letërsi, dalin notat e provimit të  Matematikës

Më shumë 10-ta se në Gjuhë dhe Letërsi, dalin notat e provimit të Matematikës

Përgjigjet e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore, janë publikuar këtë të enjte.

Kliko këtu për të parë notën.
Në listën e notave, vihet re se 701 maturantë kanë ngelur duke marrë notën 4.00. nga ana tjetër, 242 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.00, duke rezultuar në më shumë dhjeta se në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Ndërkohë, maturantët presin edhe përgjigjet e lëndës me zgjedhje.
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë testuan aftësitë e tyre këtë vit, 2 mijë maturantë më pak. Në fakt, vihet re që vit pas viti, çdo maturë ka rreth 2 mijë maturantë më pak.

Top Channel
Burimi