McDonald’s thotë se ka humbur $7 miliardë prej bojkotit për mbështetjen ndaj Izraelit (fotot)
Kompania ndërkombëtare fast-food McDonald ka qenë një nga emrat kryesorë perëndimorë që është goditur nga një fushatë bojkoti për mbështetjen publike ndaj veprimeve të ushtrisë së Izraelit në Palestinë.
Kjo duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të shitjeve të McDonald në rajonet arabe dhe vendet islamike.
Zhvillimi vjen teksa pas sulmeve të Hamas më 7 tetor, mbështetës palestinezë shpërndanë foto e video në rrjetet sociale të korporatave ndërkombëtare si McDonald’s, Starbucks, Coca-Cola e Domino që sillnin ushqim falas për ushtarët e Izraelit.
Kjo solli rënie të shpejtë të shitjeve të kompanisë sidomos në rajonet e afërta me konfliktin e rëndë.
Lista e korporatave të përfshira në bojkot nga aktivistet përmban dhe Burger King, KFC, Pizza Hut, Pepsi, Puma e Zara, të cilat kanë shprehur mbështejen për Izraelin prej lidhjeve financiare që kanë me të, shkruan rrjeti Euronews.
Drejtori i kompanisë Chris Kempczinski pranonte goditjen nga bojkoti por shtonte se kjo vinte nga lufta dhe ‘dezinformacioni’.
“Kjo është zhgënjyes e dhe e pabazë. Në çdo vend ku ne operojmë, përfshi dhe vendet muslimane McDonald përfaqësohet nga pronarë operatorë vendas si dhe punëson mijëra qytetarë të tyre”, tha ai.
Që prej nisjes së luftës së Izraelit në Gaza, rreth 40,000 palestinezë janë vrarë, shumë prej të cilëve civilë e fëmijë, ndërsa është bërë zhvendosje e detyruar e 80% të popullsisë së Gaza. Izraeli është paditur për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare por kjo e fundit ka dhënë vetëm paralajmërim për mbrojtje të jetës së civilëve.
Drejtori i kompanisë Chris Kempczinski pranonte goditjen nga bojkoti por shtonte se kjo vinte nga lufta dhe ‘dezinformacioni’.
Top Channel
Burimi