Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen dy persona në Karaburun! Gjobitet drejtuesi i skafit

Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen dy persona në Karaburun! Gjobitet drejtuesi i skafit

Dy persona janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force, pasi mbetën të bllokuar në det 3 milje përballë gjirit të Bristanit në Karaburun.

Ata e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf, pasi kishte pësuar defekt.
Pas dhënies ndihmë, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues skaf nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, ndaj për këtë shkelje u ndëshkua me gjobë 10 000 lekë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e duhur në bordin e mjetit, prandaj ai u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë.
Gjithashtu, nga Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT u ushtrua kontroll në bord, por nuk u gjetën sende të kundërligjshme.

Top Channel
Burimi