
Marrëdhëniet e tensionuara me SHBA, kryetari i sapozgjedhur i Partisë Liberale të Kanadasë: Mezi pres të flas me Trump
Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Liberale të Kanadasë thotë se mezi pret të flasë me presidentin amerikan Donald Trump.
“Për sa i përket diskutimeve me Presidentin Trump, dua të them se unë nuk jam ende kryeministër. Bashkëbiseduesi i tij është kryeministri Trudeau, por unë mezi pres me padurim mundësinë”, u shpreh Mark Carney.
Carney do të marrë detyrën në mes të një momenti të tensionuar midis marrëdhënieve SHBA-Kanadea pasi Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa ndaj fqinjit të saj.
Trump tha se tarifat e djeshme për disa mallra nga Kanadaja dhe Meksika të planifikuara për 2 prill “mund të rriten”.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se tarifat reciproke do të hynin në fuqi më 2 prill dhe pezullimi njëmujor i dhënë Meksikës dhe Kanadasë ishte “pak pushim”.
Top Channel
Burimi