Mandati i Olta Xhaçkës/ Gjyqi në Kushtetuese, demokratët duan t’i djegin muajt e fundit

Mandati i Olta Xhaçkës/ Gjyqi në Kushtetuese, demokratët duan t’i djegin muajt e fundit

Mandati i Olta Xhaxkës përfundoi sërish në duart e trupës prej 9 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe pse Kuvendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare, demokratët nuk i ndahen ish-ministres socialiste, të cilës duan t’i heqin mandatin e deputetes me vendim gjykate dhe jo me zgjedhje.
Gazment Bardhi: Nuk jemi këtu për asnjë përfitim politik.

Demokratët nuk depozituan prova te reja, por kishin marrë me vete vendimin e shumicës socialiste që mban datën 11 prill, ku injorohet vendimi i të njëjtës gjykatë, qe i ka kujtuar më herët Kuvendit se se legjitimitetin e mandatit të deputetëve e shqyrton vetëm trupa e gjyqtarëve.
Gazment Bardhi: Nëse të mbroni autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, ne jua kemi dhënë mundësinë përmes kërkesës që kemi parashtruar.
Në raportin e shumicës parlamentare thuhet qe gjykata Kushtëtuese mund të marrë një vendim por nuk i dikton dot deputetëve mënyrën se si ata duhet të votojnë.
Holta Zaçaj: Merrni raportin dhe më tregoni arsyet
Përfaqësuesja e Kuvendit: Raporti thjesht e ka çuar çështjen Kuvendit për të vendosur Kuvendi
Holta Zaçaj: Dhe deputetët e kuvendit votojnë raportin që s’ka arsye?!
Përfaqësuesja e Kuvendit: Deputetët e Kuvendit, pavarësisht se votojnë raportin, nuk janë të detyruar të kenë të njëjtin qëndrim si raporti
Demokratët këmbëngulin që Olta Xhaçka duhet të humbë mandatin pasi ka përfituar para publike në kundërshtim me ligjin. Pasi dëgjoi palët gjykata vendosi që me 25 qershor te mbaje seancën për konkluzionet përfundimtare.

Top Channel
Burimi