Mandarinat e gjelbra shqiptare/ Fuqia e fortë natyrore kundër problemeve shëndetësore
Ato janë bujare duke na dhënë vitaminën e nevojshme C për sistemin imunitar, i cili na ndihmon të luftojmë ftohjet, virozat dhe gripin. Shqipëria është me fat që ka agrume nga më cilësoret. Në këto ditë, të parat që kanë dalë në treg janë mandarinat gjysëm të gjelbra.
Duke qenë se janë mandarinat e para të sezonit, ato nuk janë të pjekura plotësisht dhe shija e tyre dominohet nga athtësia. Të Mira Për Kontrollin e Sheqerit, Shëndetin e Mëlçisë dhe Presionin e Gjakut
Mandarinat e gjelbra janë një lajm i mirë për ata që kontrollojnë sasinë e sheqerit natyral që marrin nga frutat. Sidomos për diabetikët e tipit 1 dhe 2, mandarinat e gjelbra janë një zgjidhje ideale.
Gjithashtu athtësia e mandarinave të gjelbëra është e jashtëzakonshme për shëndetin e mëlçisë apo për përmirësimin e tretjes.
Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira nga organizmi. Shumë të pasura me fibra, mandarinat lehtësojnë rënien në peshë.
Nëse konsumoni mandarina të gjelbra rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.
Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Përfitimet kundër plakjes së parakohshme
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar.
Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej ndotjes së mjedisit.
Lexoni më poshtë rekomandimin e AgroWeb.org se si thjeshtësisht mund të kombinoni agrumet më të mira të stinës për një lëng që ju jep shije dhe shumë shëndet të mirë.
Përbërësit:– 3 mandarina të gjelbra– 1 limon i verdhë– 2 kërcenj selinoje– 4 gjethe spinaqiUdhëzimet për përgatitjen në shtëpi
Lajini produktet me ujë të rrjedhshëm
Qëroni mandarinat dhe limonët
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe shijoni lëngun dhe mushtin e tyre
Produkte të tjera zëvëndësuese
Mandarinën mund ta shoqëroni edhe me portokallin ose karrotën. Limonin e verdhë mund ta këmbeni me qitron, e cila sjell shumë përfitime për shëndetin.
Selinonë mund ta zëvëndësoni me kunguj të vegjël ose një a dy tufa me majdanoz të freskët. Spinaqin mund ta zëvëndësoni me fletë sallata jeshile, marule ose pazi./AgroWeb
Top Channel
Burimi