Makina përplas për vdekje 2-vjeçarin në Tiranë/ Arrestohet autori, është komshi me viktimën

Makina përplas për vdekje 2-vjeçarin në Tiranë/ Arrestohet autori, është komshi me viktimën

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Domje të Tiranë.

Një makinë ka përplasur në rrugë një fëmijë 2 vjeç dhe është larguar.
Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, 2-vjeçari është përplasur pranë banesës në Fushë Domje.
Drejtuesi i makinës, Y.M. 58 vjeç, komshi me viktimën ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes tragjike.
Fillimisht të miturin familjarët e kanë dërguar në poliklinikën e Kamzës dhe më pas tek Trauma, atje ku edhe ka ndërruar jetë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se; Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin. Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente