
Makina përfshihet nga flakët në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
👁1367
Një furgon me targa targa AA702NY ka marrë flakë ditën e sotme në lagjen “Topana” në Vlorë.
Ka qenë ora 10:00 kur është njoftuar zjarrfikësja e cila ka mbërritur dhe e ka gjetur furgonin në flakë. Zjarri është shuar por furgoni tip “Mercedes Vito” është shkrumbuar i tëri.
Sipas pronarit, mjeti ka qenë i parkuar që mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme. Policia po merr në pyetje pronarin e furgonit.
Top Channel
Burimi