Macron, 40 mijë trupa në Ukrainë! Plani me Poloninë, “frikë” nga administrata Trump

Macron, 40 mijë trupa në Ukrainë! Plani me Poloninë, “frikë” nga administrata Trump

Presidenti francez Emmanuel Macron do të diskutojë me kryeministrin polak Donald Tusk vendosjen e një force paqeruajtëse të pasluftës në Ukrainë kur të dy të takohen sot në Varshavë, pohuan për POLITICO një diplomat i Bashkimit Europian dhe një zyrtar francez.

Takimi i dy peshave të rënda të BE-së, thuhet në shkrim, vjen mes frikës në rritje, se administrata e ardhshme e Donald Trump do t’i detyrojë europianët të marrin më shumë përgjegjësi ushtarake në vendin e përballur prej gati tre vitesh tashmë më agresionin rus.
“Është e vërtetë”, pohoi  diplomati i BE-së kur u pyet për një raport të medias polake në gazetën Rzeczpospolita që pretendonte se të dy vendet janë në diskutime rreth një force  të mundshme paqeruajtëse prej 40,000 trupash të përbërë nga trupa prej disa vendeve të huaja, pa sqaruar ndërkohë se për cilat shtete bëhet fjalë. Dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti. Ai polak megjithatë e pranoi se ishin të befasuar nga propozimi i Macron.

“Kjo nuk është një formulë që do të na lejonte të marrim një vendim të tillë”, tha zyrtari, duke shtuar se misionet paqeruajtëse duhet të vendosen nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara apo Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, e jo një diskutim dypalësh me shefin e Elizesë.
Dërgimi i trupave polake në Ukrainë “do të kishte kuptim vetëm në një format të NATO-s”, shtoi burimi në fjalë. Propozimi i forcës paqeruajtëse është i shkëputur nga ideja e mëparshme e Macron, për të dërguar instruktorë ushtarakë në Ukrainë teksa luftimet atje vazhdojnë.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente