Luledielli e rrezikuar nga çmimi/ Fermerët në Divjakë hoqën dorë nga gruri për këtë kulturë bujqësore, por tregu po tkurret

Luledielli e rrezikuar nga çmimi/ Fermerët në Divjakë hoqën dorë nga gruri për këtë kulturë bujqësore, por tregu po tkurret

Thanas Veliu, fermeri nga Grabjani i Divjakës në 12 ha tokë ka mbjellë grurë dhe luledielli.

Ai thotë se bukën e familjes nuk e do e siguroj nga gruri pasi e shiti me çminimin që nuk mbulon as kostot e prodhimit.
“Kostot e grurit janë shumë herë më të lartë seç e shita me 25 lekë kilogramin. U detyrova dhe e shita në komplekset blegtoriale. Por shumë fermerë të tjerë e kanë të pashitur”, tha fermeri Thanas Veliu.

Luledielli është kulturë e mirë bujqësore, por edhe Çmimi i saj rrezikon të bjerë pasi sipërfaqet e mbjella po shtohen, por tregu po tkurret. Pavarësisht kësaj ai thotë se ka zgjidhje që fermerët të mos dështojnë edhe me këtë kulturë.
“Këtu mund të ishte shumë mirë një fabrikë për biodiesel sepse tek ne  prodhohen shumë bimët vajore si luledielli, soja dhe misri. Për momentin farën hibride po e shesim me 150 lekë kilogramin ndërsa atë për konsum 70-80 lekë kg”, tha Veliu.
Pas çdo sezoni bujqësor fermerët janë në kërkim të tregut, ata kërkojnë që subvencionohen si kolegët e tyre të rajonit që të mos konkurrohen nga prodhimet e importit të cilat vijnë në Shqipëri me një Çmim shumë herë më të ulët se sa produktet që prodhohen këtu.

Top Channel
Burimi