Luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur i “The Hunger Games”

Luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta aktori i njohur i “The Hunger Games”

Donald Sutherland, aktori i njohur i Hollywood, karriera e të cilit ka zgjatur për më shumë se 60 vite, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka bërë me dije djali i aktorit, Kiefer Sutherland, i cili në një postim në “X” shkruan: “Me zemër të thyer, ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bëri dhe bëri atë që donte dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq. Një jetë e jetuar mirë”.
Lindur në Kanada në 1935, Sutherland studioi inxhinieri dhe dramë në Universitetin e Torontos dhe vendosi të transferohej në Londër në 1957 për t’u bashkuar me një klasë aktrimi në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër (Lamda).

Ai ka luajtur në filma të njohur si “The Hunger Games”, “M*A*S*H”, “Don’t Look Now” etj.

Top Channel
Burimi