![Lideri suprem i Iranit emëron shtetet që organizuan rrëzimin e pushtetit të Assad në Siri (fotot)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/lideri-suprem-i-iranit-emeron-shtetet-qe-organizuan-rrezimin-e-pushtetit-te-assad-ne-siri-fotot_6759ee6c50c9b.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Lideri suprem i Iranit emëron shtetet që organizuan rrëzimin e pushtetit të Assad në Siri (fotot)
Ajatollah Ali Kamenei tha sot se SHBA dhe Izraeli organizuan revoltën e armatosur që solli ndryshimin e pushetit në Siri, duke sinjalizuar se Turqia është gjithashtu e përfshirë.
Kamenei gjithsesi refuzonte pretendimet se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë dobësuar pozitën e Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.
Disa grupe të armatosura nisën një ofensivë surprizë në Siri në fund të muajit të shkuar, të drejtuara nga grupi Hayat Tahrir-al-Sham (HTS) ndaj të cilave forcat qeveritare nuk bënë thuajse fare rezistencë, shkruan rrjeti The Guardian.
Në mbledhjen e sotme qeveritare Ayatollah Khamenei tha: “Nuk duhet të ketë dyshime se ajo që ndodhi në Siri ishte rezultat i një komploti amerikano-sionist”.
Më tej ai shtoi duke iu referuar Turqisë: “Po, një qeveri fqinje e Sirisë ka luajtur rol të dukshëm në këtë çështje, të gjithë e dinë këtë, por aktorët kryesorë dhe qendrat e komandës janë në Amerikë dhe te regjimi sionist”.
“Ne kemi provat, ato nuk lënë shumë vend për dyshime”, shtoi më tej lideri iranian, sipas agjencive të lajmeve.
Në mbledhjen e sotme qeveritare Ayatollah Khamenei tha: “Nuk duhet të ketë dyshime se ajo që ndodhi në Siri ishte rezultat i një komploti amerikano-sionist”.
Top Channel
Burimi