“Lajm i trishtë nga Tirana sot”, ambasada e BE-së: Zëri i fuqishëm letrar i Kadaresë bëri jehonë në të gjithë Evropën

“Lajm i trishtë nga Tirana sot”, ambasada e BE-së: Zëri i fuqishëm letrar i Kadaresë bëri jehonë në të gjithë Evropën

“Lajm i trishtë nga Tirana sot”. Kështu e nis ambasada e BE-së në Tiranë njoftimin në llogarinë në “Facebook” për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ambasada thekson se zëri i fuqishëm letrar i Kadaresë, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën.
“Lajm i trishtë nga Tirana sot.Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë.Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij.Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë”.

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Botuese Onufri. “Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel
Burimi