“LaCivita e paralajmëroi Ramën të mos luajë me zgjedhjet”/ Berisha: Pasojat do të bien mbi të, tre rezoluta ndërkombëtare…

“LaCivita e paralajmëroi Ramën të mos luajë me zgjedhjet”/ Berisha: Pasojat do të bien mbi të, tre rezoluta ndërkombëtare…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi gjatë diskutimit me qytetarët në rrjete sociale se LaCivita e ka paralajmëruar Edi Ramën për zgjedhjet e 11 majit.

Ai shtoi se ka tre rezoluta ndërkombëtare, që kanë denoncuar botërisht Edi Ramën si “njeriun e farsës elektorale”.
“Ndryshime të mëdha kanë ndodhur. Siç e shihni, është e vërtetë që Edi Rama bën gjithçka, por është e vërtetë se prozhektorë të fuqishëm janë drejtuar drejt Shqipërisë.
Është e vërtetë se brenda tyre ka një shkërmoqje të paparë. Është e vërtetë se ka 2 muaj që këndojnë himnin e hajdutit, përpiqen të mbrojnë Erion Veliajn.
Nga ana tjetër, tre rezoluta ndërkombëtare, kanë denoncuar botërisht Edi Ramën si njeriun e farsës elektorale.
Nga ana tjetër, atij i erdhi një paralajmërim shumë i fortë nga kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, zoti Chris LaCivita, i cili e paralajmëroi që të mos luajë me zgjedhjet sepse pasojat do të bien mbi të.
Pra, është ky kompleks faktorësh. Është edhe një klimë siç e keni ndjerë ju në diasporë, e cila është e krahasueshme me vitet 1991-1992 që paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të diktaturës me datën 11 maj”, tha Berisha.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente