Laboratori i drogës në Frakull, Gjykata jep dënimin për 10 të akuzuarit
Gjykata ka dhënë dënimin për 10 të arrestuarit për ngritjen e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku lënda sillej nga Kolumbia e fshehur në thasë me pleh kimik.
Kujtojmë se droga u zbulua në banesën e Viktor Çervanakut, në vitin 2022, e pas disa muajsh hetime nga autoritetet tona dhe ato malazeze, u zbulua i gjithë rrjeti i trafikimit të kokainës.
Gjykata ka dhënë sot vendimin për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona, në një proces që u zhvillua me procedurë të shkurtuar.
Konkretisht Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Julian Malaj, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim, por për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, udhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
Top Channel
Burimi