
Kujdes veshkat! 1 në 10 persona vuajnë prej tyre, nefrologët tregojnë problemet
1 në 10 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkave në Shqipëri por kjo shifër është edhe më e madhe pasi një pjesë e madhe nuk e dinë që kanë veshkat e dëmtuara.
Mjekja nefrologe Albana Gjyzari shpjegon se veshkat shpesh dëmtohen edhe për shkak të diagnozave të tera që mund të ketë një pacient
“10 % e popullatës është e prekur dhe kjo lidhet edhe sepse është rritet incidenca e pacientëve me hipertension dhe diabet melitus”-shprehet Albana Gjyzari, mjeke nefrologe Qsut.
Por nëse një pacient është i prekur nga hipertensioni apo diabeti do të thotë që do të preket edhe sëmundjet reale?
“Jo domosdoshmërisht duhet patjetër të mbaje në kontrolle veshkat në mënyre që të parandalojë”.
Ashtu sikundër edhe hipertensioni veshkat nuk e pëlqejnë kripën .Mjeket nefrokoge këshillojnë vetëm 3 gram në ditë.
Por ndërkohë shpesh rekomandohet konsumi i ujit deri në dy litra në ditë.Por a vlen kjo për të gjithë ?
“Kjo vlen kur pacienti ka veshka të shëndetshme. Ndaj çdo këshillë është individuale dhe me rekomandim nga mjeku”.
Top Channel
Burimi