Kosova mbetet “pa mjekë”: Po ikin prej kushteve, mungesat po sjellin konflikte

Kosova mbetet “pa mjekë”: Po ikin prej kushteve, mungesat po sjellin konflikte

Mjekët po largohen nga Kosova me ritme të tilla që po ngjallin shqetësimin se brenda pak viteve, disa institucione shëndetësore në vend mund të mbeten pa profesionistë.

Kreu i Dhomës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se faktorët që po kontribuojnë në këtë fenomen përfshijnë papunësinë, mungesën e investimeve në infrastrukturën ligjore, kushte të papërshtatshme pune dhe cilësinë e ulët të arsimimit te specializuar.
Deri më tani, në gjashtëmujorin e parë i kemi 64, që përafërsisht është i njëjtë me vitin e kaluar.

“Punësimi është arsyeja kryesore, papunësia. Sepse kemi mbi 450 mjekë të pa punë, që është e pa pranueshme për një shtet si Kosova kur kemi nevojë për mjekë të rinj sidomos në sektorin primar, ku një pjesë e madhe e ambulantave apo edhe QKMF-ve në disa qytete të vogla vuajnë për ta”.
Por, nuk i pranojnë. Pastaj, janë kushtet e punës… Brenda dy viteve nëse jo, tri më së shumti do të vërehet mungesa e tyre tani në sektorin sekondar dhe atë terciar… Kur e kemi parasysh që maksimumi bashkë me Tetovën e Tiranën, Prishtina prodhon rreth 200 mjekë (në vit), jemi në minus menjëherë.
Sejdiu shton se mungesa e furnizimit me medikamente e pajisje, salla operacioni si dhe mangësi të tjera në sistemin shëndetësor, janë disa nga sfidat me të cilat përballën mjekët në Kosovë, ndërsa kujton se për shkak të tyre ka pasur deri edhe konflikte të ndryshme si dhe sulme ndaj mjekëve e personelit shëndetësor në përgjithësi. Gjatë 2023-shit, rreth 170 mjekë e kanë lënë vendin e tyre të punës në Kosovë për të punuar jashtë kufijve.

Top Channel
Burimi