Korçë/ E reja dhunon vjehrrën, pajiset me urdhër mbrojtjeje kjo e fundit
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një 26-vjeçari, për marrjen e një kredie bankare në emër të këtij të fundit, të cilën nuk e ka shlyer.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin GJ. K., banues në Pogradec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, ky shtetas ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. L., 23 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka dhunuar vjehrrën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet, në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, pasi dyshohet se ka dëmtuar rreth 180 pemë frutore në tokën e një 55-vjeçari;
-F. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Gocë, Maliq, pasi në qytetin e Maliqit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Top Channel
Burimi