Kontrolli i BKH-së në shtëpinë e Veliajt, avokati i Ajola Xoxës ankesë në Gjykatën e shkallës së parë

Kontrolli i BKH-së në shtëpinë e Veliajt, avokati i Ajola Xoxës ankesë në Gjykatën e shkallës së parë

Një javë pas ushtrimit te kontrollit nga BKH në shtëpinë e çiftit Veliaj, Henrik Ligori, avokati i Ajola Xoxës është ankuar në Gjykatën e shkallës së parë.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, e cila është bashkëshortja e Erjon Veliajt, kryebashkiak i Tiranës.
Hetuesit e BKH ishin në banesën e çiftit në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit, pasi ndonëse u tregua i kursyer në informacion, SPAK njoftoi se po kryen disa veprime hetimore.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”.
 

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente