
Kantieri i Rrugës së Komanit që lidh dy hidrocentralet, Rama publikon pamjet: Hov i ri i turizmit të kësaj zone të bekuar
👁1806
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në Rrugën e Komanit.
Ai shkruan se qarkullimi do të rritet me përfundimin e kësaj rruge, teksa shton se do t’i japë një hov tjetër turizmit të zonës.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel
Burimi