![Kanabis i mbjellë në mes të pyllit në Selishtë të Dibrës! Arrestohet ‘pronari’, e pëson dhe kryeplaku i fshatit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/kanabis-i-mbjelle-ne-mes-te-pyllit-ne-selishte-te-dibres-arrestohet-pronari-e-peson-dhe-kryeplaku-i-fshatit_66810e62eee2d.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Kanabis i mbjellë në mes të pyllit në Selishtë të Dibrës! Arrestohet ‘pronari’, e pëson dhe kryeplaku i fshatit
👁3381
Dhjetëra bimë kanabisi janë asgjësuar në Dibër, të cilat ishin mbjellë në mes të pyllit në fshatin Selishtë.
Në pranga ra M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë. 36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K., specialisti i pyjeve në këtë fshat.
Policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi