Jeni në dietë dhe ju dhemb koka?! Kjo nuk ndodh se jeni të uritur…
Nëse jeni në dietë, duhet patjetër të jeni të kujdesshëm për mënyrën si ushqeheni, sepse ndodh shpesh që të shfaqen disa pasoja negative të cilat dëmtojnë shëndetin tuaj. Dhembjet e kokës gjatë dietës shfaqen nga shkaqe të ndryshme.
Një nga shkaktarët se përse shfaqet dhimbja e kokës është mungesa e glukozës.
Kjo substancë është e domosdoshme për funksionim normal të trurit, por edhe kur në organizëm fusim më pak sasi të karbohidrateve, atëherë e privojmë nga doza e zakonshme e glukozës. Për shkak të mungesës së kësaj substance, shfaqen lodhja, marramendja dhe dhembjet që nuk pushojnë gjatë gjithë ditës.
Një tjetër shkak është ngarkesa e tepërt e hipotalamusit. Pikërisht kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për urinë dhe ngopjen, prandaj, kur dieta është drastike, ai dërgon sinjal që i mungojnë materiet ushqyese. Dhembja e kokës në pjesën e ballit që shfaqet gjatë dietës tregon që keni ulur tepër sasinë e ushqimit.
Filloni të hani në çdo një ose dy orë në mënyrë që të mos e ngarkoni tepër hipotalamusin. Ndërkaq, gjatë djegies së yndyrës, ketonet lëshohen në gjak, të cilat trupi i percepton si toksina dhe i dërgon një sinjal trurit për helmimin. Për të hequr qafe toksinat më shpejt, pini më shumë ujë.
Dehidratimi gjithashtu është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që shfaqen gjatë dietës. Trupi merr më pak ujë nga ushqimi dhe sinjalizon mungesën e lëngjeve. Mos harroni të pini një gotë ujë çdo orë dhe nëse ndiheni të lodhur dhe koka fillon t’ju dhemb, pini ujë të ngrohtë ose çaj bimor në gllënjka të vogla. Top Albania Radio shkruan se shumica e njerëzve reduktojnë marrjen e ushqimit dhe në të njëjtën kohë rrisin stërvitjen e tyre. Trupi thjesht nuk ka energji të mjaftueshme për të duruar stërvitjen deri në fund, ndaj fillon të “revoltohet”.
Mos harroni të hani normalisht para stërvitjes, zgjidhni vakte proteinike që marrin shumë kohë për t’u tretur dhe shërbejnë për të ushqyer muskujt. Ah mos harroni, shmangni gjithashtu kafeinën. Kafeja e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke, por i njëjti rezultat ndodh kur e hiqni papritur atë. Heqja e kafeinës duhet të jetë gradual, duhet të zvogëloni ngadalë sasinë e kafesë që pini dhe jo ta ndërprisni papritmas. Nutricionistët thonë se është shumë mirë ta pini pa sheqer dhe ëmbëltues dhe të shtoni shumë pak qumësht.
Top Channel
Burimi