“Janë kaluar pritshmëritë”/ Vjeshtë e mbarë për turizmin! Në Vlorë, hotelet kanë prenotime edhe për muajin tetor

“Janë kaluar pritshmëritë”/ Vjeshtë e mbarë për turizmin! Në Vlorë, hotelet kanë prenotime edhe për muajin tetor

Prenotimet në hotelet e qytetit të Vlorës janë mbreslënëse për muajin shtator dhe tetor.

Në këtë fillim shtatori, në qytet shikon mjaft të huaj që muajt e vjeshtës ti kalojnë pranë bregdetit. Ata janë nga Italia, Polonia, Gjermania apo nga Kosova, por edhe nga kontinente të largëta si Azia.
“Si rrallë ndonjëherë, duke pasur një përmirësim edhe nga viti i kaluar, këto ditë, po të shohësh gjatë pasdites apo mbrëmjes, Lungomare vazhdon të jetë e tejmbushur. Kjo tregon që turizmi në qytetin e Vlorës, do e kalojë pritshmërinë. Edhe tetori do të jetë në këto nivele”, shprehet Arben Breshani, Kreu i Dhomës së Tregtisë.

“Prenotimet janë shumë të mira. Nga data 15 shtator e në vijim, mund të them që 60% – 70% e vendit është prenotuar. Edhe ajo 30% që është e lirë, mendoj dhe shpresoj se do të mbushet”, thotë menaxheri Emanuel Harizaj.
Turistët në Vlorë nuk shkojnë vetëm për detin, por edhe për udhëtimet në natyrë dhe gastronominë.

Top Channel
Burimi