Ish-kreu i Kadastrës del nga SPAK, Artan Lame dëshmoi për mbi dy orë

Ish-kreu i Kadastrës del nga SPAK, Artan Lame dëshmoi për mbi dy orë

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, u paraqit këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Lame u thirr nga prokurori i posaçëm, Eneid Nakuçi, por ende nuk dihet arsyeja.
Ndërkohë pas më shumë se dy orësh ai ka dalë nga SPAK, por nuk ka folur për gazetarët.

Lame duke hyrë në SPAK
Lame ka drejtuar për katër vite Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijuar si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.

Top Channel
Burimi