I riu u qëllua tri herë me thikë nga 39-vjeçari/ Detaje nga vrasja në Fier, gruaja konfliktohej vazhdimisht me ish-burrin, para krimit…
Një ditë pas krimit të rëndë që tronditi qytetin e Fierit, detaje të reja dalin në dritë. 23-vjecari Xhimi Bakaj u bë viktimë e xhelozisë së ish-burrit me të cilin kishte zgjedhur të jetonte nëna e tre fëmijëve të tij, me të cilën ishte në proces divorci.
Në sherr e sipër, i riu është qëlluar tre herë me thikë nga 39-vjeçari Xhuliano Miho. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ramiz Aranitasi” të qytetit të Fierit. Ata kanë debatuar e janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, deri në momentin kur 39-vjecari, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tre herë në pjesë të ndryshme të trupit Xhimi Bakaj.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Bashkëshortja e Xhuliano Mihos, autorit të krimit të rëndë ishte larguar nga shtëpia e burrit 39 vjeçar dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin Xhimi Bakaj, së bashku me tre fëmijët. Gruaja ishte në process divorci me Mihon, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, palët kishin pasur disa herë konflikte, aq më tepër kur në mes ishin dhe tre fëmijët.
Kur është shoqëruar në Policinë e Fierit, autori Xhuliano Miho është shprehur se thika me të cilën kreu vrasjen nuk ishte e tija, por e viktimës. Sipas tij, 23 vjeçari e kishte qëlluar i pari me grushte. Për t’u vetëmbrojtur, ai ka deklaruar se ka marrë thikën dhe ka plagosur Xhimi Bakaj.
Top Channel
Burimi