
I mituri 2-vjeçar konsumon sasi medikamentesh, përfundon në spital
👁1377
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.
2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel
Burimi