![I dënuar nga autoritetet turke me 10 vjet e 2 muaj burgim, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/i-denuar-nga-autoritetet-turke-me-10-vjet-e-2-muaj-burgim-arrestohet-50-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar_667a92f80c73b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
I dënuar nga autoritetet turke me 10 vjet e 2 muaj burgim, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
I dënuar nga autoritetet turke, me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave për të shtuara për përballimin e fluksit, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:
Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.
Top Channel
Burimi