Hidhet lëndë plasëse në sheshpushimin e një pallati në Pogradec, objektivi…
👁432820
Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në sheshpushimin e një pallati në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit Meardi Berberi.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, kështu njofton policia e qytetit ku ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lexo edhe: Iu vendos lënda plasëse në afërsi të banesës, kush është objektivi! Rezulton me precedent të theksuar kriminal, përfitoi nga amnistia
Top Channel
Burimi