Gripi sezonal ndikon në shtimin e infarkteve, kujdesi që ju duhet

Gripi sezonal ndikon në shtimin e infarkteve, kujdesi që ju duhet

Gripi për një kohë të gjatë është lidhur me rritjen e rrezikut të provokimit të sëmundjeve të zemrës. Gjithsesi nuk ka pasur të dhëna të sakta të saktë se si ndikon gripi tek njerëzit me këto probleme. Një studim i ri tregoi së fundmi se personat me probleme zemre kanë më shumë mundësi të pësojnë atak kardiak në kohët kur gripi sulmon pjesën më të madhe të njerzve.

Për çdo periudhë kur gripi sulmon ka një rritje me 24% të personave të cilët i drejtohen spitaleve me shenja të infaktit apo parainfaktit. Në një mesatare të përgjithëshme 1 nga 5 persona të cilët shtrohen në spital me probleme të zemrës janë prekur gjithashtu edhe nga gripi apo lloje virusesh.
Të dhënat e studimitPër të vërtetuar këtë lidhje ekspertët mblodhën të dhëna nga më shumë se 451,000 të rritur mes moshave 35 deri në 84 vjeç. Kjo mbledhje e të dhenave u shtri në një periudhë 4 vjeçare nga viti 2010-2014 në disa shtete në Amerikë. Studiuesit krahasuan të dhënat e disa spitaleve ndër vite. Personat që ishin prekur nga gripi dhe ata që ishin sulmuar nga sëmundjet kardiovaskulare gjatë kësaj kohe kishin një lidhje mes tyre.

Të dhënat treguan se në periudha kohore të ftohta apo në fillim të pranverës. Në këtë kohë kur viruse dhe alergji të shumta qarkullojnë në ajër edhe rastet e infarkteve ishin rritur.
Arsyet pse gripi mund të jetë i rrezikshëmKa disa lloje gripi të cilat mund të ndikojnë zemrën tuaj më shumë se të tjerët sipas mjekëve. Sa më i egër të jetë gripi aq më i madh është rreziku. Gripi ndikon muskujt e zemrës dhe fuqinë e saj për të pompuar gjak normalisht dhe nëse ju vuani nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare gripi mund të jetë i rrezikshëm.
Nga ana tjetër gripi mund të ushtrojë shumë presion mbi trupin tuaj. Aq sa një zemrër që është paraprakisht e dobësuar mund të mos e përballojë dot. Mjekët rekomandojnë personat me probleme të zemrës të bëjnë kujdes gjatë gjithë vitit. Në rastet kur preken nga gripi të vizitohen sa më shpesh./AgroWeb.org

Top Channel
Burimi